Të shtëna masive në Tajlandë, 27 të vdekur dhe 52 të plagosur

Të paktën 27 njerëz u vranë dhe 52 të tjerë u plagosën në të shtënat masive në Tajlandë, në provincën Nakhon Ratchasima , njoftoi kryeministri Prayut Chan-o-cha.
Jakrapanth Thomma, një rreshter 32-vjeçar në ushtrinë tajlandeze, goditi me armë viktimat në qendrën tregtare “Terminal 21” para se të pushkatohej nga komanda, shkruan Indeksonline.
“Është e pashembullt në Tajlandë dhe unë dua që kjo të jetë hera e fundit që ndodh kjo krizë”, tha Prayut jashtë një spitali, ku viktimat u dërguan pasi u evakuuan nga qendra tregtare.
Prayut shtoi se motivi i personit të armatosur ishte i lidhur me shitjen e një shtëpie.
Policia lokale tha se në mesin e të plagosurve, nëntë ishin në gjendje të rëndë dhe 25 të tjerë me lëndime të lehta./Indeksonline/