13:15 / E Enjte, 06 Tetor 2022 / L K

Të shtëna masive në Tajlandë, vriten 31 persona

Të paktën 31 persona u vranë nga të shtënat masive në Tajlandë, në provincën verilindore, njofton policia vendore.

Një zyrtar i policisë i tha Reuters se informacionet nga vendi i ngjarjes janë ende duke ardhur. Të shtënat massive thuhet se ndodhën në një qendër ditore për fëmijë, në një provincë verilindore të Tajlandës, duke shkaktuar viktima fëmijë dhe të rritur, tha policia në një deklaratë, duke shtuar se autori i armatosur ishte një ish-oficer policie.

Kryeministri ka paralajmëruar të gjitha agjencitë që të ndërmarrin veprime dhe të kapin fajtorin, tha një zëdhënës i qeverisë. Shkalla e posedimit të armëve në Tajlandë është e lartë krahasuar me disa vende të tjera në rajon, por shifrat zyrtare nuk përfshijnë një numër të madh armësh të paligjshme.

Të shtënat masive janë të rralla, por në vitin 2020, një ushtar i zemëruar për një marrëveshje pronësie që u prish, vrau të paktën 29 njerëz dhe plagosi 57 në një tërbim që përfshiu katër vende.