Të shtëna me armë në një shkolle fillore në Brazil, të paktën 9 të vdekur
Të paktën nëntë persona u vranë në një shkollë fillore në Brazil, ku dy të rinj u panë të hyjnë në ndërtesë dhe të gjuajnë një breshëri plumbash.
Ndër të vdekurit ishin pesë nxënës, një i rritur që punonte në ndërtesë, një person i cili po qëndronte jashtë shkollës dhe dy të armatosurit adoleshentë, thanë policia.

Policia thotë se dy adoleshentë të maskuar dhe të armatosur kryen sulmin rreth orës 09:30 lokale, transmeton IndeksOnline.
Mediat lokale raportojnë se dy adoleshentët kanë vdekur. Ata kryen vetëvrasje pas sulmit.
Guvernatori i shtetit të Sao Paulo, Joao Doria shkroi në Twitter se viktimat u “vrarë mizorisht”.
