75 Mall Live Search
15:04 / E Hënë, 23 Shkurt 2026 / G T

Të shtëna me armë afër stadiumit në Meksikë, të gjithë vrapojnë drejt dhomave të zhveshjes

Ndeshja mes Necaxa dhe Queretaro është pezulluar menjëherë për arsye sigurie, pasi raportohet se persona të armatosur, të dyshuar si anëtarë të Kartelit “Jalisco New Generation”, po qëllonin me armë zjarri në afërsi të stadiumit.

Autoritetet lokale menjëherë ndërhynë për të garantuar sigurinë e lojtarëve, stafit dhe tifozëve.

Ngjarja vjen në një moment delikat, vetëm katër muaj para se Meksika të presë ndeshjet e Kupës së Botës, duke ngritur shqetësime serioze për çështjet e sigurisë në prag të turneut madhor./Indeksonline/