75 Mall Live Search
22:54 / E Hënë, 09 Mars 2026 / F.R

Të shtëna me armë drejt vilës së Rihanna-s në Beverly Hills, arrestohet një grua

Vila e këngëtares së famshme botërore Rihanna në zonën e Beverly Hills në Los Angeles është goditur nga të shtëna me armë zjarri, ndërsa artistja ndodhej brenda në momentin e incidentit.

Sipas policisë së Los Angeles, ngjarja ndodhi të dielën rreth orës 13:15, kur një grua që ndodhej në një automjet përballë pronës hapi zjarr drejt rezidencës së këngëtares. Disa plumba goditën portën dhe pjesën e jashtme të shtëpisë, si dhe një automjet të parkuar pranë saj, shkruan abcnews, transmeton IndeksOnline.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, edhe pse Rihanna ishte në shtëpi në momentin e të shtënave.

Policia arrestoi një grua 35-vjeçare, të identifikuar si Ivanna Lisette Ortiz, e cila dyshohet se qëlloi drejt rezidencës. Ajo është arrestuar nën dyshimin për tentativë vrasjeje, ndërsa për të është caktuar një garanci prej rreth 10.2 milionë dollarësh.

Autoritetet kanë bërë të ditur se motivi i sulmit ende nuk dihet dhe hetimet për rastin po vazhdojnë.

Në kohën e incidentit nuk është konfirmuar nëse partneri i këngëtares, reperi A$AP Rocky, dhe fëmijët e tyre ndodheshin në shtëpi.