Të shtëna me armë ndaj një personi në Prishtinë, shpëton pa lëndime

Në Prishtinë sot një qytetar ka shtënë me armë zjarri ndaj një personi tjetër, megjithatë të shtënat asnjë prej predhave fatmirësisht nuk e ka goditur viktimën.
“Ju njoftojmë se me 8.11.2020, ora 10:48 në rrugën “Arbnor e Astrit Dehari”, në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të viktimës m/k/sh”, ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Hoxha ka thënë se i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe nuk të lënduar nga arma. Policia janë duke u marrë me rast.