75 Mall Live Search
10:49 / E Enjte, 24 Gusht 2023 / S Z

Të shtëna me armë ndaj tre shtetasve britanik në Prishtinë, njëri pëson lëndime të lehta

Nga një veturë në lëvizje, mbrëmë në Prishtinë, është shtënë me armë zjarri në drejtim të tre personave të cilit kishin nënshtetësi britanike. Njëri nga të cilët dhe ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Policia raporton se në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja të pistoletës. Ndërkaq lidhur me rastin është intervistuar një person, nga i cili është konfiskuar një pistoletë.  Personi i dyshuar është liruar dhe se me vendim të prokurorit, rasti shkon me procedurë të rregullt.

“Rr. Rrafshi i Kosovës, Prishtinë 23.08.2023 – 01:50. Tre viktimat meshkuj me shtetësi Britanike, kanë raportuar se persona të panjohur, nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre dhe si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime të lehta trupore. Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzoja të pistoletës. Lidhur me rastin është intervistuar një i dyshuari mashkull kosovar, dhe nga ai është konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportine  policisë.