75 Mall Live Search
07:50 / E Martë, 13 Janar 2026 / Z S

Të shtëna me armë në Deçan dyshohet për të plagosur

Gjatë mbrëmjes, në Deçan është raportuar për të shtëna me armë zjarri.

Dyshohet se tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave.

Sipas informacioneve të para, të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa rasti po hetohet nga autoritetet kompetente.

Lidhur me këtë Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informata./Indeksonline/