75 Mall Live Search
09:37 / E Mërkurë, 30 Tetor 2024 / k.v

Të shtëna me armë në drejtim të rojave të pyllit në Grashticë

Mbrëmë rreth orës 22:30, dy roje të pyllit kanë raportuar për të shtëna me armë zjarri nga persona të panjohur gjatë një patrullimi rutinë në fshatin Grashticë të Prishtinës.

Sipas ankuesve, të shtënat dyshohet se kanë lidhje me detyrën e tyre si roja pylli, transmeton IndeksOnline.

Policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorët dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes./IndeksOnline/