75 Mall Live Search
20:27 / E Premte, 16 Gusht 2024 / MSH

Të shtëna me armë në Ferizaj, vritet një person

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në fshatin Bibaj të Ferizajt.

Burime të Indeksonline pohojnë që si pasojë e të shtënave me armë në një sallë dasmash, një person ka ndërruar jetë.

Nga informacionet fillestare të policisë është konfirmuar se viktima fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Ferizajt, Qazim Reka, ka konfirmuar se incidenti ka ndodhur në një sallë dasmash, teksa shtoi se posa të ekzaminohet vendi i ngjarjes do të bëhen të ditura detaje të tjera.

Indeksonline do t’iu mbajë të informuar për rastin./Indeksonline/