Të shtëna me armë në Gjakovë: Plagoset një vajzë e mitur
Në orët e mbrëmjes është raportuar për të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, ku janë përfshirë dy persona.
Si pasojë e incidentit, është plagosur një vajzë nëntëvjeçare.
Viktima ndodhej rastësisht në vendin e ngjarjes, si kalimtare.
Rastin e ka konfirmuar drejtori rajonal i policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.
Ai ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka persona të arrestuar, megjithëse të dyshuarit janë të njohur për policinë.
Sipas Graishtës, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rastit.

