75 Mall Live Search
09:01 / E Mërkurë, 18 Mars 2026 / KV

Të shtëna me armë në Kaçanik, gjenden 15 gëzhoja në vendin e ngjarjes

Një incident me armë zjarri është raportuar në Kaçanik, ku një person i panjohur ka shtënë disa herë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 21:40, në fshatin Soponicë, transmeton IndeksOnline.

“Raportohet se një person i panjohur nga vetura kishte shtënë me armë zjarri disa herë dhe më pas ishte larguar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar 15 gëzhoja.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente për identifikimin e të dyshuarit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave./IndeksOnline/