16:59 / E Martë, 04 Korrik 2023 / MSH

Të shtëna me armë në Koliq

Mbrëmë pak para mesnate, në Koliq të Prishtinës u dëgjuan të shtëna me armë zjarri.

Dëshmitari N.Arifi pohoi se rreth orës 23:50 pa dy vetura e më pas dëgjoi tri-katër të shtëna me armë në afërsi të një fabrike që gjendet në këtë fshat.

Indeksonline raporton se nga vendi i ngjarjes u konfiskua një gëzhojë.

Rasti i iniciuar në polici si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” është duke u hetuar nga organet relevante.