75 Mall Live Search
14:14 / E Mërkurë, 15 Janar 2020 / indeksADMonline

Të shtëna me armë në kryeqytet, dyshohet për një të lënduar

Janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri para pak çastesh në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë.

Burimet e IndeksOnlinet kanë thënë se dyshohet për një person të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të policisë, të cilat po merren me rastin.