75 Mall Live Search
09:04 / E Diele, 29 Qershor 2025 / Burim

Të shtëna me armë në Llukar të Prishtinës, arrestohen dy persona

Një rast i të shtënave me armë zjarri ka ndodhur dje në fshatin Llukar të Prishtinës.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe sekuestruar katër gëzhoja e me këtë rast janë arrestuar edhe dy të dyshuar.

Po ashtu njërit prej të dyshuarve i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz.

Në konsultim me prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti në fjalë po hetohet dhe është iniciuar si “Përdorim i armës” dhe “Armëmbajtje pa leje”.