Të shtëna me armë në Matiqan, policia në vendin e ngjarjes

Në Matiqan të Prishtinës dyshohet se janë shkëmbyer të shtëna me armë zjarri.
Indeksonline raporton se në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe njësitet relevante të policisë.
Akoma nuk dihen shkaqet e këtij incidenti, teksa nuk dihet edhe nëse ka të lënduar.
Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe do t’iu mbajë të informuar mbi rastin.
Më poshtë ju sjellim pamje nga vendi i ngjarjes: