75 Mall Live Search
08:52 / E Enjte, 21 Mars 2024 / MSH

Të shtëna me armë në Mitrovicë, arrestohet një i dyshuar

Një person është arrestuar dje, nën dyshimin se bashkë me një tjetër të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Zjaq, raporton Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe konfiskuar 91 copa të gëzhojes.

I dyshuari i arrestuar, mashkull kosovar, pas intervistimit është liruar.

Ndërkaq, i dyshuari tjetër gjendet në arrati.

Policia bën të ditur se rasti është në procedurë hetimore./Indeksonline/