Të shtëna me armë në Mitrovicë, një i plagosur
Para pak çastesh në Mitrovicë një person është plagosur.
Siç shihet në këto foto të siguruara nga Indeksonline nga vendi i ngjarjes, nga të shtënat me armë një person ka mbetur i plagosur.

Rastin për Indeksonline e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale e Mitrovicës, pa dhënë detaje tjera.
Në vend të ngjarjes kanë dalë ekipet policore të cilat po merren me rastin./Indeksonline/
