Të shtëna me armë në një aheng familjar në Prishtinë, policia konfiskon armën
Një incident me të shtëna është raportuar pasditen e së dielës në rrugën “Sylejman Vuçitërna” në Prishtinë.
Pas raportimit për disa të shtëna me armë zjarri, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shkuar në shtëpinë e një të dyshuari.
Dyshohet se i dyshuari kishte shtënë me armë gjatë një ahengu familjar. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, policia ka gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja fishekësh.
Po ashtu, nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me gaz.
Pas intervistimit nga organet kompetente dhe me rekomandim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet nën hetime. /Indeksonline/

