75 Mall Live Search
08:51 / E Mërkurë, 18 Mars 2026 / MSH1

Të shtëna me armë në një bazë ajrore në New Mexico

Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një bazë të Forcave Ajrore të SHBA-së në New Mexico.

Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarë ushtarakë.

Ngjarja ndodhi në bazën e forcave ajrore “Holloman”, pranë qytetit Alamogordo, në jug të shtetit New Mexico.

Sipas ushtrisë, baza u vendos në bllokim, pas raportimeve për një person me armë.