75 Mall Live Search
21:43 / E Hënë, 09 Mars 2026 / B XH

Të shtëna me armë në një kafiteri në Skenderaj, dyshohet për një të plagosur

Një incident është raportuar para pak minutash në një kafiteri në rrugën “28 Nëntori” në Skenderaj.

Burime të PrishtinaPress bëjnë të ditur se gjatë incidentit dyshohet se janë dëgjuar edhe të shtëna me armë, ndërsa sipas informacioneve fillestare një person dyshohet se ka mbetur i plagosur.

Në vendin e ngjarjes pritet të dalin edhe njësitë e Policia e Kosovës, ndërsa detaje të tjera pritet të bëhen të ditura në vijim.