75 Mall Live Search
23:26 / E Premte, 04 Gusht 2023 / MSH

Të shtëna me armë në një lokal në Prishtinë, ka të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar më herët në kryeqytet.

Të shtënat kanë ardhur nga një lokal në qendër të Prishtinës.

Burime të Indeksonline pohojnë se në mesin e disa personave të përfshirë në përleshje, ka të plagosur.

Njësitet relevante të policisë janë në vend të ngjarjes.

Deri më tani një person është arrestuar, teksa burimet pohojnë se një i dyshuar është arratisur nga vendi i ngjarjes.

Lajmi në përditësim…