Të shtëna me armë në një shkollë në Gjeorgji, katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Në Gjeorgji thuhet se katër persona janë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur si pasojë e të shtënave në shkollën e mesme Apalachee.
Sipas raportimit të mediave të huaja është se i dyshuari është gjallë dhe në paraburgim, transmeton Indeksonline.
Miguel Eduardo Perichi Orta, student, rrëfeu momentet rreth të shtënave. Ai u tha gazetarëve të WXIA se kishte dëgjuar zhurmë të fortë.
“Unë po dridhesha, i frikësuar,” tha Miguel. “Nuk munda të komunikoja me telefonin tim për gjysmë ore dhe nuk e dija se çfarë do të ndodhte”.
Pasi policia i la studentët të dilnin nga klasa, Miguel përshkroi se kishte parë barut dhe gjak në tokë.
“Unë pashë një sasi të madhe gjaku në klasë, dhe kjo me të vërtetë, sikur më ra në stomak,” tha ai. “Ishte zemërthyese ta shikoje këtë”.
Miguel tha se ishte “i mërzitur dhe i zhgënjyer” për dhunën vdekjeprurëse.
Camille Nelms tha se po qante kur një person i armatosur qëlloi në klasën e saj.
Ndërsa plumbat krisnin, mësuesi dhe studentët u përpoqën të strehoheshin në qoshe, tha adoleshenti.
“Po qaja, nuk doja të vdisja në atë mënyrë,” i tha Nelms NBC WXIA të Atlantës. “Unë nuk dua ta takoj Zotin në këtë mënyrë.”/Indeksonline/