20:33 / E Martë, 20 Prill 2021 / Blerim

Të shtëna me armë në një supermarket në New York, një i vdekur dhe disa të plagosur

Të shtëna me armë janë raportuar në një supermarket në New York. Ngjarja ka ndodhur në mëngjes, me kohën lokale, ki një person ka hapur zjarr.

Policia informoi se një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën, ndërsa autori nuk është identifikuar ende. I vdekuri është një punonjës 49-vjeçar, ndërsa të plagosurit po japin dëshminë e tyre.

Autori u largua nga supermarketi, ndërsa në dorë mbante një pistoletë dhe ishte i veshur me një bluzë të zezë dhe kapele.