75 Mall Live Search
11:50 / E Hënë, 18 Mars 2019 / indeksADMonline

Të shtëna me armë në një tramvaj në Holandë, disa të plagosur

Disa persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një tramvaj në qytetin holandez të Utrehtit.

Sipas The Indepedent, një ambulancë ajrore tashmë është dërguar në vendin e ngjarjes për të trajtuar të plagosurit dhe se të përfshirë në hetim janë edhe oficerët kundër terrorizimit, transmeton Indeksonline.

Kryerësi i veprës besohet të ketë ikur nga vendi i ngjarjes dhe se nuk dihen detaje shtesë për të dyshuarin./Indeksonline/