75 Mall Live Search
16:33 / E Hënë, 28 Korrik 2025 / Z S

Të shtëna me armë në një treg të Bangkokut, pesë të vrarë

Një burrë ka vrarë të paktën pesë persona në një treg ushqimor në Bangkok përpara se të vetëvritej, tha policia.

Viktimat në tregun Or Tor Kor në kryeqytetin e Tajlandës përfshinin pesë roje sigurie, thanë oficerët për Reuters.

Dy gra u plagosën poashtu.

“Policia po heton identitetin e personit dhe motivin e incidentit”, tha policia tajlandeze në një deklaratë.

Tregu kryesisht shet prodhime bujqësore dhe është një zonë e njohur për turistët tajlandezë dhe të huaj./Indeksonline/