75 Mall Live Search
09:30 / E Diele, 18 Dhjetor 2022 / MSH

Të shtëna me armë në Pejë

Mëngjesi i sotëm ka nisur me të shtëna me armë zjarri në qytetin e Pejës.

Zëdhënësi i Policisë në këtë rajon, Fadil Gashi, ka konfirmuar për Indeksonline rastin.

Ai deklaroi se të shtënat ndodhën në rrugën “Bill Clinton”, në një mishtore.

“Sot rreth orës 07:24, policia është njoftuar se në rrugën “Bill Clinton” në Pejë, kishte pasur të shtëna me armë zjarri në mishtore në Pejë. Të lënduar nuk ka, vetëm dëme materiale”, deklaroi Gashi.

Ai shtoi se Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.