Të shtëna me armë në Pejë

Të shtëna me armë zjarri janë evidentuar mbrëmë në Pejë.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 20:20, pranë një punëtorie, shkruan Indeksonline.
Ankuesi, pronar i punëtorisë, ka raportuar në polici se kishte dëgjuar të shtënat nga një veturë në lëvizje, e cila është larguar në drejtim të panjohur.
“Në vendin e ngjarjes si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë që dyshohet të jetë e armës me gaz”, bën të ditur policia.
Rasti i iniciuar si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” është duke u hetuar nga organet./Indeksonline/