75 Mall Live Search
16:54 / E Premte, 17 Tetor 2025 / F.R

Të shtëna me armë në Pejë, ka të plagosur

Një incident ka ndodhur rreth orës 16:10 pranë Gjykatës Themelore në Pejë, saktësisht në rrugën “Hasan Murati”.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënës polici për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku njoftoj se dy persona kanë mbetur të lënduar.

Gashi bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

“Njësitet kompetente, hetuesit dhe prokurori janë në vendngjarje dhe po merren me rastin,” tha Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Pejës.

Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes: