Të shtëna me armë në Pejë, ky është personi që u arrestua

Një incident ka ndodhur sot rreth orës 16:10, pranë Gjykatës Themelore në Pejë.
Burimet e IndeksOnline pohojnë se personat e plagosur janë Alfred Ukaj dhe Basri Gashi, ndërsa i dyshuari për plagosje është Mahmut Hoxha.
Të njëjtat burime kanë pohuar se një nga të plagosurit aktualisht gjendet në sallën e operacionit, ndërsa tjetri është bartur me autoambulancë në drejtim të QKUK-së, në Prishtinë.
Basri Gashi dyshohet për një vrasje që ndodhi tri vjet më parë, në Klinë.
Mbrëmjen e 22 prillit të vitit 2022, në Vollujakë të Klinës, 23-vjeçari Fazli Hoxha, bashkë me vëllain e tij, Mahmutin u sulmuan me mjete të rënda.
Fatkeqësisht, Fazliu nuk iu mbijetoi plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
Pikërisht vdekja e të riut ishte motivi i të shtënave të sotme, në shenjë hakmarrjeje, pak pasi Gjykata shpalli aktgjykimin ndaj të pandehurve në rastin e lartpërmendur./IndeksOnline/