Të shtëna me armë në Pejë, plagosen dy persona
Mbrëmë në një klub të natës në qytetin e Pejës janë dëgjuar të shtëna armësh.
Si pasojë e kësaj janë plagosur dy persona pas një zënke, shkruan Indeksonline.
Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.
Lidhur me këtë rast, policia ka identitifikuar tre persona të dyshuar por të njëjtit ndodhen në arrati./Indeksonline/