Të shtëna me armë në Pejë, policia identifikon të dyshuarin

Një incident është raportuar sot në fshatin Qyshk të Pejës, ku një person ka shtënë me armë zjarri.
Incidenti ndodhi pranë një mobilierie, nga i dyshuari u largua me shpejtësi.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë për IndeksOnline se rasti ka ndodhur rreth orës 10:20.
Sipas tij, i dyshuari është identifikuar, por aktualisht ndodhet në arrati.