09:20 / E Enjte, 23 Gusht 2018 / indeksADMonline

Të shtëna me armë në Podujevë, i dyshuari në arrati

Pas një mosmarrëveshje një person i dyshuar ka shtënë më armë në drejtim të viktimës në Podujevë.

Ngjarja ka ndodhur pasditën e djeshme dhe sipas raportit të policisë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një predhë, transmeton Indeksonline.

Lidhur me rastin është bastisur shtëpia e të dyshuarit mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Nuk raportohet për të lënduar ndërsa i dyshuari gjendet në arrati./Indeksonline/