16:44 / E Premte, 23 Korrik 2021 / OSH

Të shtëna me armë në Podujevë, një person i plagosur

Sot në ora 16:00 ka pasur të shtëna me armë në fshatun Penuh të Podujevës.

Në lidhje me këtë rast, Indeksonline kontaktoi me Zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka konfirmuar se dyshohet për një të plagosur.

“Sot rreth  orës 16:00, policia  ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në fshatin Penuh të Podujevës.”

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore.”

“Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet për një person të plagosur, dhe i njëti është dërguar për tretman mjekësor.”

“Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për identifikimin e personit të dyshuar si dhe  sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, u shprehë ai./Indeksonline/