75 Mall Live Search
08:55 / E Premte, 07 Mars 2025 / k.v

Të shtëna me armë në Prishtinë/ Dy persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së viktimës

Një tentativë vrasjeje është raportuar mbrëmjen e 6 marsit 2025, rreth orës 18:42, në Prishtinë, transmeton IndeksOnline. 

Sipas informacioneve nga policia, ankuesi – një qytetar kosovar – ka deklaruar se është sulmuar nga dy persona të dyshuar, ku njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së tij. 

Në vendin e ngjarjes, hetuesit kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, ndërsa rasti është duke u hetuar për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve./IndeksOnline/