75 Mall Live Search
07:13 / E Hënë, 24 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Të shtëna me armë në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

Një rast i përleshjes me armë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.
Incidenti ka ndodhur afër “Rrethit të Flamurit”.

 Dëshmitarët kanë thënë për kallxo.com se ka pasur gjuajtje me armë nga dy vetura në lëvizje.Nga të shtënat thuhet se është plagosur një person.

Ai është plagosur në dorë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia e ka bllokuar rrugën ku ka ndodhur përleshja e armatosur.