75 Mall Live Search
23:17 / E Martë, 27 Gusht 2024 / MSH

Të shtëna me armë në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në Prishtinë.

Indeksonline raporton se të shtënat janë shkëmbyer mes dy grupe personash të cilët kanë pasur mosmarrëveshje mes vete.

Si pasojë e të shtënave, një person dyshohet të ketë pësuar lëndime trupore.

Teksa njësitet policore dhe ato të autoambulancës kanë arritur në vendin e ngjarjes, Indeksonline ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje mbi rastin./Indeksonline/