17:01 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

Një 23 vjeçar është plagosur sot në rrugën ‘Asllan Pireva’ në Prishtinë.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orës 14:00, meqë rast si pasojë e të shtënave me armë lëndime trupore ka marrë i riu me inicialet B.M, transmeton Indeksonline.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Sipas Ahmetit rastit në fjalë ka të bëjë me tentim vrasje.

“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për te shtëna me arme zjarri ne rrugën “Asllan Pireva” ne Prishtine. Menjëherë ne vendin e ngjarjes kane dale njësitet e nevojshme policore, me ç’rast është kuptuar se behet fjale për vrasje ne tentative, ku  viktima B.M, mashkull 23 vjeç ka marre lëndime nga arma e zjarrit”,ka thënë Ahmeti.

Ahmeti poashtu ka shtuar se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë qe hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin dhe lokalizmin e personave të dyshuar./Indeksonline/