Të shtëna me armë në Prishtinë, policia jep detaje

Mbrëmë rreth orës 19:30 ka pasur të shtëna me armë zjarri në Prishtinë.
Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin detaje kanë dhënë nga Policia e Kosovës.
“Mbrëmë rreth orës 19:30 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Rinia” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë për IndeksOnlinen, Enis Pllana, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Prishtinën./IndeksOnline/