Të shtëna me armë në Prishtinë, vetura ishte në lëvizje

Një ankues ka raportuar në polici se nga një veturë në lëvizje, një person ka shtënë disa herë me armë zjarri.
Si pasojë e të shtënave është dëmtuar vetura e ankuesit.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:00 në rrugën “Llapi”.
“Njësia policore në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar 5 gëzhoja” thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është nën hetime.