Të shtëna me armë në Prizren

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar dje, në orët e para të mëngjesit.
Të shtënat raportohet se u dëgjuan në rrugën “Mbreti Pleurat”, për të cilat policia nisi menjëherë hetimet, shkruan IndeksOnline.
Në vendin e ngjarjes u gjeten dhe u sekuestruan tri gëzhoja të plumbave dhe dy predha.
Rasti i iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” është duke u hetuar.
Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje./IndeksOnline/