Të shtëna me armë në Rahovec, plumbat kapin sanën në vend të viktimave

Dy persona kanë raportuar në polici se janë sulmuar me armë zjarri në Rahovec.
Incidenti ka ndodhur dje rreth orës 10:35, shkruan Indeksonline.
Sipas dëshmisë në stacion policor, të dyshuarit, të panjohur për viktimat, kanë shtënë me armë në drejtim të tyre dhe janë larguar.
Pas të shtënave, viktimat kanë vënë re se ushqimi i bagëtive është kapluar nga zjarri.
Sipas policisë, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i njësiteve të zjarrfikësve, të cilët kanë lokalizuar zjarrin.
Teksa nuk raportohet për të lënduar nga ky incident, për rastin është informuar edhe prokurori.
Rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./Indeksonline/