75 Mall Live Search
23:27 / E Shtunë, 22 Qershor 2024 / Gj. Sh

Të shtëna me armë në SHBA, 3 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe dhjetë të tjerë janë plagosur, gjatë një sulmi me armë në një supermarket në Arkansas në SHBA.

Në mesin e të lënduarve janë edhe dy efektivë policie të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu raportohet se i plagosur ka mbetur edhe autori i ngjarjes.

Nuk dihet nëse të shtënat me armë zjarri kanë ndodhur brenda apo jashtë supermarketit ndërsa motivet e këtij krimi ende janë të paqarta.