75 Mall Live Search
22:57 / E Martë, 16 Dhjetor 2025 / B XH

Të shtëna me armë në Skënderaj nga një veturë në lëvizje, Policia jep detaje

Një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në rrugën “Fehmi e Xhevë Lladrovci” në Skenderaj nga një veturë në lëvizje.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka treguar se në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja, por se nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 20:00, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Fehmi e Xhevë Lladrovci” në Skenderaj. Bazuar në informatat e para, dyshohet se nga një veturë në lëvizje është shtënë me armë zjarri. Nga te shtënat nuk raportohet për persona të lënduar. Më vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja. Njësitet kompetente kanë nisur hetimet dhe janë duke punuar për identifikimin e të dyshuarit dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, tha Zahiti. /IndeksOnline/