75 Mall Live Search
09:58 / E Premte, 25 Prill 2025 / H F

Të shtëna me armë në Strellc të Deçanit, një person i plagosur

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Strellc të Deçanit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës ka konfirmuar se policia është njoftuar për të shtëna në drejtim të një personi. Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 06:40, Policia është njoftuar për të shtëna me armë në drejtim të një personi në fshatin Strellc-Deçan, Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjës, i lenduari është dërguar fillimisht në QKMF-Deçan e më pas në Spitalin Rajona në Pejë, për tretman mjekësor, njësitet relevante janë në vendin e ngjarjës duke u marrë me rastin”, ka thënë Rugova për IndeksOnline.

Lidhur me rastin hetimet po vazhdojnë./IndeksOnline/