Të shtëna me armë në Tiranë, plagosen dy persona

Dy djem janë plagosur mbrëmë në një ngjarje të nxitur nga motive të dobëta.
Policia tha se është në pranga autori i dyshuar i plagosjes me armë të 26-vjeçarit dhe plagosjes me qytë të pistoletës të 23-vjeçarit.
Gjithçka nisi në Zall-Herr, pranë një lokali, në rrugë, ku shtetasi K.B., 34 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri në kofshë, shtetasin R. Q., 26 vjeç.
Menjëherë më pas, ai ka goditur me qytë pistolete në kokë shtetasin R. M., 23 vjeç.
Për pasojë, dy të rinjtë u dërguan dhe ndodhen në spital, ku raportohe se janë nën kujdesin e mjekëve, pa probleme per jetën.
Policia thotë se ngjarja kriminale po merrte përmasa edhe më të rënda dhe thekson se ndërhyrja e saj shmangu precipitimin, pasi situata mes të treve po përshkallëzohej seriozisht.
Ndërhyrja e Policisë bëri të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.5 në Kamëz.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestrua arma e zjarrit me të cilën autori kryeu plagosjet.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.