75 Mall Live Search
08:40 / E Hënë, 26 Dhjetor 2022 / MSH

Të shtëna me armë në Uglar të Gjilanit, arrestohet një person

Një person ka përfunduar në pranga pasi dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur në Uglar të Gjilanit, dje rreth orës 12:40.

“Nga i dyshuari është konfiskuar pistoleta me 9 fishekë, të cilën e kishte me leje” thuhet në raportin policor.

I dyshuari, pas intervistimit, është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.