75 Mall Live Search
14:25 / E Hënë, 24 Janar 2022 / MSH

Të shtëna me armë në Universitetin Heidelberg në Gjermani, plagosen disa persona

Të shtëna me armë janë shënuar mesditën e kësaj të hëne në Gjermani, ku si pasojë janë plagosur disa persona.

Mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur brenda universitetit Heidelberg në Gjermani , ku autori që ka qëlluar ka humbur jetën.

Sipas njoftimeve, akoma nuk dihet specifikisht se sa janë të lënduar nga ky sulm, teksa dyshohet se dorasi ka shtënë me një armë zjarri me tytë të gjatë.

Më herët u raportua se një operacion policor ishte duke u zhvilluar në Neuenheimer Feld, në Heidelberg, në Gjermaninë jugperëndimore.

“Policia dhe shërbimet e urgjencës janë në vendngjarje”, shkroi në Twitter Policia e Manheim.