Të shtëna me armë në Vushtrri
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në Vushtrri.
Policia e Kosovës ka arritur që në vend të ngjarjes të arrestoj një person të dyshuar.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.
“Sonte rreth orës 21:00, në Vushtrri është raportuar pët të shtëna, Policia në vendin e ngjarjes ka arrestuar një person të dyshuar, ndërsa si prova materiale ka sekuestruar një armë, dhe një gëzhojë, nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë ai.
Me rastin janë duke u marrë njësi përkatëse policore./Indeksonline/