75 Mall Live Search
08:36 / E Shtunë, 13 Qershor 2026 / F.R

Të shtëna me armë në Vushtrri, konfiskuar tri gëzhoja

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën rreth orës 20:35 është njoftuar për të shtëna me armë në fshatin Ceceli të Vushtrri.

Sipas njoftimit të policisë, në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja, mirëpo nuk janë hasur të dyshuar.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Fsh.Ceceli, Vushtrri 12.06.2026-20:35. Pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, njësit policore kane dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja, mirëpo nuk janë hasur të dyshuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/